THEMELUESIT TANË

elton_haxhi

Elton Haxhi

Administrator

Ortak-Ekspert Kontabel i Regjistruar

Elton Haxhi është Ekspert Kontabël i Regjistruar që në vitin 2001 dhe së fundmi ka punuar si Drejtues Audimi për KPMG Ltd në Moskë, Rusi. Përpara se të shkonte në Moskë, ai ka punuar si Drejtues Audimi për 5 vjet me Ernst&Young në Tiranë, Shqipëri. Ai ka më shumë se dhjetë vjet përvojë si auditues dhe specialist i larte financiar.

I specializuar në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) prej 6 vjetësh ka fituar njohuri të thella teknike për SNRF-te, dhe vecanërisht për SNK 39, SNK 17, SNRF 7, etj.

Ai është anëtar që nga viti 2001 i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar në Shqipëri (IEKA) dhe është në përfundim të studimeve profesionale të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar (ACCA) në Angli.

Ai është anëtar i Bordit të Mbikqyrjes Publike të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar Kontabistëve të Miratuar në Shqipëri.

leandro_haxhi

Leandro Haxhi Prof.Doc

Ortak

Founder

Prof. Dok. Leandro Haxhi është një Kontabilist i Miratuar me pervojë dhe specialist në fushën e tatimeve. Ai ka qënë një lektor dhe Shef i Katedrës së Kontabilitetit në Universitetin Bujqësor të Tiranës për një kohë të gjatë. Ai ka qënë angazhuar gjatë 15 viteve të fundit si këshilltar për cështje tatimore dhe kontabiliteti për disa nga shoqëritë e huaja më me zë në Shqipëri, si dhe ka qënë Ortak për cështjet tatimore me Ernst & Young për 3 vjet.

Ai ka qëne një anëtar i Komisionit te Apelimit të Tatimeve dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit në Ministrinë e Financave. Ai ka qëne një anëtar i Komisionit te Apelimit të Tatimeve dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit në Ministrinë e Financave.

Ai ka eksperience me Standartet Kombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe njohuri të thella të cështjeve tatimore në Shqiperi.

Ai është një anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Miratuar në Shqipëri. Ai ka marrë titullin Profesor dhe Doktor i shkencave ekonomike.