BAKER TILLY ALBANIA

Baker Tilly Albania është një nga grupet e ekspertëve kontabël, konsulentëve fiskale e financiarë më të mirë në Shqipëri. Ne bazohemi tek profesionalizmi dhe përvoja e gjerë që ka ekipi ynë për të ofruar shërbime Auditimi, Konsulenca Fiskale, Kontabiliteti si dhe shërbime të tjera në Shqipëri e Kosovë.

Synimi ynë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësorë për klientët tanë. Mënyra që ne ndjekim në ofrimin e shërbimeve është e tillë që merr parasysh vecoritë e sejcilit klient duke na ndihmuar në njohjen sa më të mirë të nevojave që ata kanë. Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me klientët tanë, duke i ndihmuar për t’u mbrojtur nga rreziqet dhe përvetësuar mundësi të reja në biznes. Struktura e firmës sonë kombinon avantazhet e një firme ndërkombëtare me kujdesin personal dhe kontakte të drejtpërdrejta që karakterizojnë vetëm firmat më të vogla.

Nëpërmjet anëtarësimit në Baker Tilly International, një rrjet ndërkombëtar firmash kontabiliteti i pranishëm në 120 vende të botës, ne mund të plotësojme kerkesat e klientëve tanë, gjithmonë duke treguar vëmendje në cilesinë e shërbimeve. Për më shumë informacion në lidhje me Baker Tilly International shikoni seksionin më poshtë.

Partnerët dhe stafi ynë janë profesionistë me përvojë të gjatë në fushën e auditimit, taksave dhe shërbimeve të kontabilitetit. Duke punuar për kompani të mëdha ndërkombëtare auditimi në Shqipëri dhe jashtë saj, ne kemi përmirësuar integritetin, objektivitetin dhe profesionalizmin tonë duke ofruar shërbime me cilësi të lartë për klientët tanë.

Midis klientëve tanë mund të gjeni:

  • Banka
  • Shoqeri industriale dhe tregtare
  • Institucione qeveritare qëndrore dhe vendore
  • Organizata jo-qeveritare ndërkombëtare