Rreth Nesh

Baker Tilly Albania është një nga grupet e ekspertëve kontabël, konsulentëve fiskale e financiarë më të mirë në Shqipëri. Ne bazohemi tek profesionalizmi dhe përvoja e gjerë që ka ekipi yne për të ofruar shërbime Auditimi, Konsulenca Fiskale, Kontabiliteti si edhe shërbime të tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

Synimi ynë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësorë për klientët tanë. Mënyra që ne ndjekim në ofrimin e shërbimeve është e tillë që merr parasysh vecoritë e sejcilit klient duke na ndihmuar në njohjen sa më të mirë të nevojave që ata kanë. Ne punojmë në bashkëpunim te ngushtë me klientët tanë, duke i ndihmuar ata për tu mbrojtur nga rreziqet dhe përvetësuar mundësi të reja në biznes. Struktura e firmës tonë kombinon avantazhet e një firme ndërkombëtare me kujdesin personal dhe kontakte të drejtpërdrejta që karakterizojnë vetëm firmat më të vogla.

Kush jemi

Shoqëria u themelua me emrin H&H Auditors shpk. në Maj të vitit 2009, nga z.Elton Haxhi (IEKA) dhe z.Leandro Haxhi (Prof.Dok).

Në Qershor të vitit 2010 shoqëria u bë pjesë e rrjetit Baker Tilly International, i cili renditet i 8-ti në botë për nga të adhurat vjetore, dhe ndryshoi emrin në Baker Tilly Albania.

Baker Tilly Albania është shoqëri auditimi e regjistruar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) me nr. rregjistri 166, date 30.07.2009.

Partnerët dhe stafi ynë janë profesionistë me përvojë të gjatë në fushën e auditimit, taksave dhe shërbimeve të kontabilitetit. Duke punuar për kompani të mëdha ndërkombëtare auditimi në Shqipëri dhe jashtë saj, ne kemi përmirësuar integritetin, objektivitetin dhe profesionalizmin tonë duke ofruar shërbime me cilësi të lartë për klientët tanë.

Të reja dhe Publikime